35 aksidente trafiku për 24 orë, një në Suharekë

19.09.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. Sipas policisë nga 35 aksidente, 11 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera me dëme materiale. Krahasuar një ditë më parë numri i aksidenteve është më i vogël dhe fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit asnjë aksident […]

35 aksidente trafiku për 24 orë, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas policisë nga 35 aksidente, 11 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera me dëme materiale.

Krahasuar një ditë më parë numri i aksidenteve është më i vogël dhe fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, njofton SuharekaOnline.

Kujtojmë se dje në Komunën e Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, nga zyrtarët policor është bërë e ditur se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe.

Nga aksidenti i djeshëm në hyrje të Suharekës janë lënduar dy persona, këtë e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Suharekë, Arbër Zenelaj për SuharekaOnline gjithashtu ai ka theksuar se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.