34 aksidente për 24 orë, një prej tyre përfundoi me fatalitet

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 34 aksidente trafiku, 18 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar, një aksident ka përfunduar me fatalitet dhe 20 prej tyre me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka shpërndarë 927 tiketa trafiku, por si duket masat e rrepta në trafik nuk po ndihmojnë.

Vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2019 numri i të vdekurve në aksidente trafiku ishte afër 20.

Po ashtu kishin ndodhur edhe 15 arrestime, ku tetë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e dy persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.