33 persona përfundojnë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku një aksident ka përfunduar me fatalitet, 15 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1220 gjoba trafiku.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar 880 gjoba edhe për personat të cilët nuk e kanë respektuar ligjin për COVID-19.

Policia e Kosovës ka arrestuar 33 persona ku 3 prej tyre janë në vuajtje të dënimit dhe 18 të tjerë janë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.