33 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet

22.02.2021

Si çdo ditë tjetër e javës edhe e diela kishte qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, rasteve të ndryshme të raportuara nga qytetarët, ka kryer aktivitete edhe në mbarëvajtje në komunikacion. Brenda […]

33 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër e javës edhe e diela kishte qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, rasteve të ndryshme të raportuara nga qytetarët, ka kryer aktivitete edhe në mbarëvajtje në komunikacion.

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku, prej tëcilave fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 16 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 16 me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 982 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.