31 aksidente trafiku, policia dënon mbi 1 mijë drejtues të automjeteve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkure 11 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se dje ka shqiptuar 1004 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.

Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar edhe 18 persona prej të cilëve 3 janë në vuajtje të dënimit dhe 6 të tjerë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.