29 aksidente e 10 arrestime për 24 orë

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë në vendin tonë kishin ndodhur 29 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 9 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 20 prej tyre me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve kishin shqiptuar 914 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Policia kishte arrestuar 10 persona, ku 6 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.