28 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë COVID-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 17 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Prishtinë – 5 raste
Gjilan – 2 raste
Ferizaj – 1 rast
Prizren – 9 raste

Në këto 17 raste, u arrestuan 28 persona. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Prizren, 15, ndërsa në Prishtinë u arrestuan 8 persona, 4 në Gjilan dhe 1 në Ferizaj.

Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit.

RAPORTO