28 persona arrestohen nga policia brenda 24 ore

Policia e Kosovës ka raportuar se edhe gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka arrestuar persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë arrestuar 28 persona, njofton SuharekaOnline.

Nga 28 të arrestuarit policia njofton se katër persona janë në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, 19 persona të dyshuar janë në mbajtje, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.