28 aksidente e 19 arrestime për 24 orë

18.04.2019

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 28 aksidente, prej tyre 7 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale. Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1257 tiketa trafiku dhe nëntëmbëdhjetë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend. Pesë nga të arrestuarit janë dërguar në […]

28 aksidente e 19 arrestime për 24 orë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 28 aksidente, prej tyre 7 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1257 tiketa trafiku dhe nëntëmbëdhjetë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Pesë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e shtatë persona janë në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i personave në fjalë ka të bëjë me vepra të ndryshme të identifikuara nga Policia e Kosovës.