27 të vdekur në aksidente trafiku në katër muajt e parë të 2021’s

11.05.2021

Edhe pse Policia e Kosovës ka bërë shumë apele tek ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes sepse mund të shndërrohen në probleme serioze duke humbur edhe jetën nga një aksident. Aksidentet rrugore në Kosovës janë shqetësuese pasi që edhe nga shumë vozitës nuk respektohen ligjet dhe rregullat në trafik, për këtë arsye […]

27 të vdekur në aksidente trafiku në katër muajt e parë të 2021’s Foto: Ilustrim

Edhe pse Policia e Kosovës ka bërë shumë apele tek ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes sepse mund të shndërrohen në probleme serioze duke humbur edhe jetën nga një aksident.

Aksidentet rrugore në Kosovës janë shqetësuese pasi që edhe nga shumë vozitës nuk respektohen ligjet dhe rregullat në trafik, për këtë arsye këto aksidente po shndërrohen në një prej problemeve shumë serioze në Republikën e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës në katër mujorin e vitit aktual janë shënuar rreth 5835 aksidente.

Ndërsa 24 nga këto aksidente kanë qenë me fatalitet, ku si pasojë jetën humbën 27 persona, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për KlanKosova.

Edhe numri i tiketave të shqiptuara është rritur për rreth 20 mijë tiketa më shumë, nga 113,535 sa ishin në vitin e kaluar është rritur në 133,275.