26 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

26 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

1 person u ndalua në Ferizaj, 24 në Prizren dhe 1 në Mitrovicën Jugore.

Gjithsej janë shënuar 9 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Nuk e respektoi vetizolimin, Policia inicon rast ndaj një qytetari në Gjinoc
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.