26 persona të arrestuar, 785 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19 gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, 1 aksident trafiku me fatalitet, 21 prej tyre me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1203 tiketa trafiku, gjithashtu janë shqiptuar edhe 785 gjoba për personat të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID-19, raporton SuharekaOnline.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 26 persona ku 2 prej tyre janë në vuajtje të dënimit dhe 19 të tjerë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.