26 aksidente dhe afër 700 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 26 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së dielë në tërë vendin tonë janë regjistruar gjithsej 26 aksidente trafiku, prej të cilave fatmirësisht asnjëra nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 26 aksidente, 8 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë ditës së dielë policia ka shqiptuar edhe 683 tike trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat nëë trafik.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdes gjaë ngasjes, duke e përshtatur shpejtësin me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica.

RAPORTO