Çlirim Gashi
31.03.2019, 11:44

25 të vdekur për tre muaj në trafik

Mos pakujdesia, dhe parregullsitë që po ndodhin në komunikacion, po shkaktojnë shumë aksidente të cilat po përfundojnë me fatalitet e me dëme materiale.

Sipas disa statistikave që bëri Policia e Kosovës, njoftuan se në vitin që e lëm pas (2018), kishin humbur jetën rreth 120 persona, më saktësisht 124 persona vdiqën shkaku i aksidenteve.

Por, këto tre muajt e fundit të vitit aktual, 2019 po ndodhin shumë aksidente, ku Policia e Kosovës çdo herë është duke raportuar statistikat e aksidenteve ku shumë prej tyre, po përfundojnë me fatalitet, ku tre muajt e fundit kanë humbur jetën 25 persona.

Të premtën ka humbur jetën nëna me inicialet M.A  26 vjeçare në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh.

I lënduar ka mbetur edhe djali i saj 3 vjeçar. Po ashtu javën që e lam pas jetën në aksidente e kanë humbur edhe dy burra njëri në Klinë e tjetri në Pejë, aksidentet e ndara kanë ndodhur me traktor.

Kështu nga java e kaluar ku numri i viktimave në komunikacion brenda këtij viti në Kosovë ishte 22, tani ka shkuar në 25 persona.

Aksident i rëndë ndodhi ditë më parë në Duhël të Suharekës,  tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç vdiqën në vendin e ngjarjes.  Mbet i lënduar edhe një person tjetër, i njejti është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tha se nga aksidenti tragjik në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur: S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Nga informacionet e para që kanë mbledhur, organet e hetuesisë thanë se vetura e tipit “Golf 6” e marrë me qira ka tejkaluar në vijën e plotë duke u goditur me një kamion. Në këtë veturë ndodheshin tre të rinjtë që ende nuk dihet se cilin vend e kishin destinacion.