25 aksidente e 1103 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

15.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 25 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 25 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 9 aksidente […]

25 aksidente e 1103 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 25 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 25 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 16 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1103 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion por, pati edhe arrestime ku ndodhën 15 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 9 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.