24 të arrestuar dhe 712 gjoba për për mosrespektimin e ligjit për COVID-19

Lehtësimi i masave mbojrtëse për COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, duket se i ka relaksuar pak qytetarët dhe masat të cilat janë ende kundër këtij virusi disa qytetarë nuk po i respektojnë.

Andaj policia është duke punuar vazhdimisht për të mbajtur nën kontrollë situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vetëm brenda 24 ore policia është detyruar të shqiptojë 712 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre 5 janë në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.