23 të arrestuar për 24 orë, dy në Suharekë dhe një në Sopijë

20.04.2021

Dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve tjera të raportuara nga qytetarët. Policia e Kosovës ka njoftuar se […]

23 të arrestuar për 24 orë, dy në Suharekë dhe një në Sopijë Foto: Ilustrim

Dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar 23 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 17 të tjerë në mbajtje.

SuharekaOnline mëson se nga 17 të dërguarit në mbajtje 3 janë nga Komuna e Suharekës, të njëjtit dyshohen për dhunë në familje dhe kanosje.

Në bazë të informacioneve është bërë e ditur se të hënën një i dyshuar ka ushtruar dhunë psiqike në familjen e tij dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor nga psikiatri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në po të njëjtën ditë rreth orës 11:00 është arrestuar një tjetër person, i cili kishe sulmuar fizikisht gruan e tij.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se viktima ka pranuar tremtan mjekësor dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu një person nga fshati Sopijë i Suharekës ka kanosur gruan e tij përmes mesazheve në telefon dhe pas raportimit në polici me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.