21 të arrestuar në aksionin e policisë “Subvencioni 2021”, vlera e dëmit mbi 1 milion euro, zyrtarë të komunave dhe AZhB-së

30.06.2021

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky vazhdim i aksionit të mëhershëm i quajtur “Subvencioni 2021”. Në këtë aksion janë arrestuar gjithsej 21 persona të arrestuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për arrestimet e sotme në rastin “Subvencioni”. […]

21 të arrestuar në aksionin e policisë “Subvencioni 2021”, vlera e dëmit mbi 1 milion euro, zyrtarë të komunave dhe AZhB-së Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky vazhdim i aksionit të mëhershëm i quajtur “Subvencioni 2021”.

Në këtë aksion janë arrestuar gjithsej 21 persona të arrestuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për arrestimet e sotme në rastin “Subvencioni”.

Prokurori i çështjes, Rafet Halimi, tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

Ai tha se të arrestuarit janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrejshme.

Nga ky numër, 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe zyrtarë në Komuna të Kosovës.

Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione, etj.

“14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministrisë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë.

Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”.

Prokurori tha se aksioni është duke vazhduar dhe do të vazhdojë, teksa shtoi se vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro.