04.09.2019, 12:17

21 aktakuza të ngritura brenda një dite nga prokuroria

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për bastisje nën dyshimin se dy (2) persona janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar janë sekuestruar, një (1) armë dhe afro një (1) kg substancë narkotike e llojit marihuanë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, nën dyshimin se dy (2) persona janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar janë sekuestruar, një (1) armë dhe afro një (1) kg substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet një armë në fshatin Duhël të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, ndaj 2 personave, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) peronave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.