2 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

Vetëm 2 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

1 person u ndalua në Gjilan dhe 1 në Mitrovicën Veriore.

Gjithsej janë shënuar 2 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.