2 aksidente brenda një dite në Suharekë

19.03.2019

Brenda një dite në Suharekë ndodhën 2 aksidente më saktësisht në fshatin Nishor dhe Peqan, ku 3 persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjeksor në Spitalin e Prizrenit. Gjatë një raporti policor thuhet se gjatë ditës së djeshme kishin ndodhur 2 aksidente me dëme materiale dhe lëndime trupore në dy fshatra të Suharekës, […]

2 aksidente brenda një dite në Suharekë Foto: Ilustrim

Brenda një dite në Suharekë ndodhën 2 aksidente më saktësisht në fshatin Nishor dhe Peqan, ku 3 persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjeksor në Spitalin e Prizrenit.

Gjatë një raporti policor thuhet se gjatë ditës së djeshme kishin ndodhur 2 aksidente me dëme materiale dhe lëndime trupore në dy fshatra të Suharekës, në fshatin Nishor dhe Peqan.

Në fshatin Nishor, më 18 mars 2019, është raportuar se përderisa ishte duke e drejtuar veturën, një i dyshuar mashkull K-shqiptar ishte përplasur në një mur, pasi humbi kontrollin mbi veturën që ishte duke e drejtuar.

Ku i dyshuari mashkull K-shqiptar u dërgua menjëherë për tretman mjeksor në spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Aksidenti tjetër ndodhi në fshatin Peqan të Suharekës më 18 mars 2019, po ashtu përderisa ishte duke e drejtuar veturën, personi i dyshuar mashkull K-shqiptar, humbi kontrollin mbi veturë, dhe u përplasë në një mur.

I dyshuari mashkull K-shqiptar, dhe një pasagjer mashkull K-shqiptar u dërguan në Spitalin e Prizrenit për të marrur tretman mjekësor.