19 persona të arrestuar, 825 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19

14.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 17 aksidente me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale. Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë shqiptuar 1077 tiketa trafiku. Gjithashtu në 24 […]

19 persona të arrestuar, 825 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 17 aksidente me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë shqiptuar 1077 tiketa trafiku.

Gjithashtu në 24 orëshin e fundit policia ka shqiptuar edhe 825 gjoba për personat të cilët nuk i kanë respketuar udhëzimet për masat mbrojtëse anti-COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona ku prej tyre një është në vuajtje të dënimit, një në ndalim policor dhe 14 të tjerë janë mbajtje.