10.05.2019, 11:46

19 aksidente e 17 arrestime për 24 orë

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 19 aksidente trafiku, 5 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar e 14 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 1033 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.

Po ashtu kishin ndodhur edhe 17 arrestime, ku 11 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

/SuharekaOnline/