185 aktakuza ndaj 217 personave për 24 orë në Kosovë

01.10.2019

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëqindetetëdhjetepesë (185) aktakuza kundër dyqindeshtatëmbëdhjetë (217) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e […]

185 aktakuza ndaj 217 personave për 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëqindetetëdhjetepesë (185) aktakuza kundër dyqindeshtatëmbëdhjetë (217) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza nëntëdhjetekatër (94) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, si pasojë e goditjes nga treni, një person ka humbur jetën dje në fshatin Lutogllavë të Pejës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej, njëzetegjashtë (26) aktakuza, ndaj njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale. Trembëdhjetë (13) aktakuza janë ngritur vetëm për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.