14 të lënduar si pasojë e 4 aksidenteve të trafikut në rajonin e Prizrenit, 3 në Mushtisht

01.11.2020

Gjatë ditës së djeshme në Prizren janë raportuar katër aksidente trafiku ku si pasojë u lënduan 14 persona. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Mursel Osmanaj, ku të përfshira ishin dy automjete ndërsa lëndime trupore morën dy meshkuj dhe një femër. “Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 31.10.2020 – […]

14 të lënduar si pasojë e 4 aksidenteve të trafikut në rajonin e Prizrenit, 3 në Mushtisht Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prizren janë raportuar katër aksidente trafiku ku si pasojë u lënduan 14 persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Mursel Osmanaj, ku të përfshira ishin dy automjete ndërsa lëndime trupore morën dy meshkuj dhe një femër.

Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 31.10.2020 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në Mushtisht ku si pasojë u lënduan tre meshkuj dhe një femër.

Fsh. Mushtisht, Prizren 31.10.2020 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”.

Në aksidentin në rrugën Ismail Kryeziu u lënduan katër meshkuj dhe një femër, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 31.10.2020 – 19:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar“.

Teksa aksident ndodhi edhe te rrethi i ish-Benafit, ku të involvuara ishin një automjet dhe një motoçiklist, teksa u lënduan dy meshkuj.

Te rrethi ish-Benaf, Prizren 31.10.2020 – 21:40. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar“.