14 persona të arrestuar, 769 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19

15.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale. Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë shqiptuar 1300 tiketa trafiku. Gjithashtu në 24 […]

14 persona të arrestuar, 769 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë shqiptuar 1300 tiketa trafiku.

Gjithashtu në 24 orëshin e fundit policia ka shqiptuar edhe 769 gjoba për personat të cilët nuk i kanë respketuar udhëzimet për masat mbrojtëse anti-COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona ku prej tyre dy janë në vuajtje të dënimit, dhe 6 persona të tjerë janë mbajtje.