13 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

13 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

2 persona u ndaluan në Gjilan, 5 në Prizren, 1 në Pejë, 2 në Mitrovicën Jugore dhe 3 në Departamentin e Kufirit.

Gjithsej janë shënuar 11 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.