12 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa kosovarët kanë filluar tanimë të i marrin më seriozisht masat e Republikës së Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në bazë të raportit të Policisë vetëm 12 persona dje janë arrestuar për këtë vepër.

E në komunën e Prizrenit janë arrestuar 7 persona, ndërsa në Prishtinë 2 dhe në Gjilan 3.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.