Fationa Kabashi
14.05.2019, 10:41

11 arrestime dhe 1107 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente pa të lënduar.

Në territorin e Kosovës janë shqiptuar gjithësej 1107 tiketa trafiku, 11 arrestime, 32 aksidente trafiku ku 15 prej tyre me të lënduar dhe 17 aksidente pa të lënduar.

Fatmirësisht këto dy ditët e fundit nuk kemi pasur aksidente me fatalitet.
Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 11 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në vuajte të dënimit dhe 2 të liruar në procedurë të rregullt.