10 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

28.05.2020

Policia e Kosovës ka raportuar për dhjetë raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ku janë ndaluar dhjetë persona. Më së shumti të ndaluar ka pasur në rajonin e Prizrenit ku janë shoqëruar 6 persona, dy në Vushtrri si dhe një në Deçan e një në pikën e kalimit kufitar në Kullë. Në lidhje […]

10 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për dhjetë raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ku janë ndaluar dhjetë persona.

Më së shumti të ndaluar ka pasur në rajonin e Prizrenit ku janë shoqëruar 6 persona, dy në Vushtrri si dhe një në Deçan e një në pikën e kalimit kufitar në Kullë.

Në lidhje me këtë të fundit, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte kaluar ilegalisht kufirin Mali i Zi-Kosovë duke iu shmangur kontrolleve mjekësore, është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Prizren, në rrugën “Ekrem Rexha” janë ndaluar tre persona, dy në rrugën “Zahir Pajaziti” si dhe në “Dragomani” një tjetër. Që të gjithë se nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e lëvizjes.

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është raportuar se e dyshuar femër kosovare e cila duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria është takuar në lokalin e saj duke shërbyer pije disa klientëve. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Deçan, në rrugën “Haki Povataj” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.