1 aksident me fatalitet e 26 të tjerë me të lënduar e me dëme

  • 01.04.2019, 7:53

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 27 aksidente komunikacioni ku një nga ta ishte me fatalitet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente, ku një aksident ishte me fatalitet, 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjerë ishin me dëme materiale.

Aksidenti që përfundoi me fatalitet ndodhi në fshatin Celinë, ku një person ka mebetur i vdekur dhe katër persona të tjera mbetën të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës dhe dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 945 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 13 arrestime.

Policia e Kosovës, 5 persona i dërgoi në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

Të tjera