​Shqiptohen 730 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

27.09.2021

Policia po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po i përfillin masat antiCOVID-19. Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 730 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19. Kujtojmë se që nga 30 gushti kur edhe hyrën në fuqi masat antiCOVID-19, policia […]

​Shqiptohen 730 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19 Foto: Ilustrim

Policia po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po i përfillin masat antiCOVID-19.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 730 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Kujtojmë se që nga 30 gushti kur edhe hyrën në fuqi masat antiCOVID-19, policia shqiptoi pothuajse për çdo ditë rreth 4 mijë e herë edhe mbi 4 mijë gjoba.

Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rënie numri i rasteve të infektimeve dhe të vdekjeve, ku dje janë konfirmuar 77 raste pozitive dhe 5 të vdekjes nga COVID-19.