Fationa Kabashi
14.05.2019, 9:25

Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Suharekë

Edhe sot në komunën e Suharekës do të këtë reshje shiu dhe vranësira të dendura, ku temperatura maksimale pritet të arrijë në 18 shkallë të celsiusit, ndërsa ajo minimale pritët të zbresë në 8.

Reshjet e shiut të paralajmëruara ditë më parë pritet që edhe sot të mbretërojnë në vendin tonë.

Kujtojmë se sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër ( e martë) do të ndodhin vërshime  në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

Në anën tjetër komuna e Suharëkes ka bërë thirrje për mobilizim që të jemi të gatshëm për çfardo perballje më vërshimet e mundshme.