[VIDEO] 175 mijë euro u ndahen 20 fermerëve nga Suhareka
Projekti Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal dhe mbështetur nga Komuna e Suharekës ka nënshkruar 20 kontrata me fermerë të komunës sonë. Qëllimi i projektit është mbështetja e fermerëve të vegjël me theks të veqantë gratë fermere, të rinjët, grupet […]
Projekti Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal dhe mbështetur nga Komuna e Suharekës ka nënshkruar 20 kontrata me fermerë të komunës sonë.
Qëllimi i projektit është mbështetja e fermerëve të vegjël me theks të veqantë gratë fermere, të rinjët, grupet e cenuara shoqatat e fermerëve dhe integruesit me qëllim përmirësimin, rritjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
Nga 20 përfituesit dhe nënshkruesit e kontratave, 12 prej tyre janë gra fermere.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur se ndihet i kënaqur që në mesin e 20 përfituesve, 12 prej tyre janë gra fermere dhe se po fuqizohet roli i gruas në zhvillimin e bujqësisë.