USAID vazhdon përkrahjen në fushën e arsimit në komunën e Suharekës

23.05.2019

E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. USAID-i dhe komunat kanë interes të përbashkët që të sigurojnë mjedis lehtësues dhe aktivitete të cilat avancojnë shkathtësitë që i bëjnë të […]

USAID vazhdon përkrahjen në fushën e arsimit në komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave.

USAID-i dhe komunat kanë interes të përbashkët që të sigurojnë mjedis lehtësues dhe aktivitete të cilat avancojnë shkathtësitë që i bëjnë të rinjtë më të punësueshëm dhe në këtë mënyrë të vendosin themelet për një prosperitet të ardhshëm të Kosovës.

Kjo ngjarje shënon fillimin e partneritetit në mes të aktivitetit të USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve Pas Mësimit të Rregullt dhe komunave të Rahovecit; Prizrenit; Pejës; Istogut; Obiliqit; Lipjanit; dhe Suharekës.

Mbështetja e Adoleshentëve Pas Mësimit të Rregullt e USAID-it është program pesëvjeçar i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive të punësueshmërisë dhe ndërmarrësisë në mesin e të rinjve të Kosovës.

Ky aktiviteti aktualisht vepron në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Hanit të Elezit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës, Gjilanit, Vitisë, Ferizajt dhe Kamenicës./RTK