22.08.2019, 14:35

Suharekë: U mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e 8 (tetë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Sot, është mbajtur mbledhja e KPF-së, në të cilën mbledhje ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Anëtarët e komitetit kanë pasur këtë:

REND DITE:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;

3. Shqyrtimi i projekteve-vendimit për miratimin e raportit te komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale;

4. Raporti financiar i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar – qershor 2019.

Prezente në këtë takim, ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka.

LEXO EDHE:  Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme në Suharekë

Për secilën pikë është diskutuar veç e veç dhe të gjitha këto me vota unanime janë proceduar për në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më 30.08.2019, ora 13:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.