[VIDEO] Për herë të parë në Suharekë themelohet Komiteti Lokal për Siguri Publike
Për herë të parë në Suharekë u themelua Procedura Standarde e Operimit, ku në kuadër të saj hyn: Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP), Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB). Qëllimi i këtij këshilli sipas Komandantit të Policisë në Suharekë, Milazim Lumi, është të sqarohen rolet dhe […]
Për herë të parë në Suharekë u themelua Procedura Standarde e Operimit, ku në kuadër të saj hyn: Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP), Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB).
Qëllimi i këtij këshilli sipas Komandantit të Policisë në Suharekë, Milazim Lumi, është të sqarohen rolet dhe përgjegjësit e zyrtarëve policor në lidhje me Komitetet Lokale për Siguri Publike dhe për të bërë të qarta obligimet dhe detyrat procedurale.
Pra nga kjo qytetarët e të gjitha fshatrave të Suharekës do të jenë të lirë të bashkëpunojnë më policinë për të paraqitur çdo ankesë apo çdo parregullësi që ndodhë në fshatin apo lagjën e tyre.
Themelimi i Këshillit lokal për siguri në Bashkësi fillimisht është bërë në fshatrat: Bukosh, Vraniq, Savrovë dhe Popolan.
Të pranishëm në këtë takim ishte Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, Komandanti i Policisë, Milazim Lumi, togeri, Arben Elshani, përfaqësues të tjerë nga Policia, përfaqësues nga KFOR-i si dhe zyrtarë të tjerë komunal.