Temperaturat sot arrijnë deri në 14 gradë Celsius

01.03.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius. “Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e […]

Temperaturat sot arrijnë deri në 14 gradë Celsius Foto: Hallka - Marketing Agency

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK, transmeton RTK.

Ku në Komunën e Suharekës, moti i ngrohtë do të arritë temperaturat deri në 13 gradë celsius.