Të mërkurën fillojnë punimet për ndërtimin e Sheshit të qytetit

04.11.2019

Në konferencën informuese rreth Projektit:” Ndërtimi i rrugës Brigada 123 – Sheshi i qytetit” që u organizua sot në Komunën e Suharekës, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se “gjatë realizimit të këtij projekti, qytetarët nuk do të kenë pengesa për lëvizje, pasi trotuaret do të jenë të lira. Fillimisht drejtoresha e […]

Të mërkurën fillojnë punimet për ndërtimin e Sheshit të qytetit Foto: Ilustrim

Në konferencën informuese rreth Projektit:” Ndërtimi i rrugës Brigada 123 – Sheshi i qytetit” që u organizua sot në Komunën e Suharekës, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se “gjatë realizimit të këtij projekti, qytetarët nuk do të kenë pengesa për lëvizje, pasi trotuaret do të jenë të lira.

Fillimisht drejtoresha e DUP-it Sanie Kuçi, ka sqaruar se si ka ardhur deri te ky projekt, i cili ka kaluar nëpër procese të shumta, përfshi këtu edhe diskutimet publike.

Përfaqësuesi i Kompanisë për zbatimin e Projektit në teren Ermal Hoxha, menaxher i Projektit, ka prezantuar Planin e menaxhimit të komunikacionit gjatë fazës së punimeve.

Kryetari Muharremaj nga të pranishmit, si: përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Hidroregjionit, të Njësisë së Zjarrfikësve e shumë të tjerë, ka kërkuar që ta përkrahin Projektin gjatë zbatimit duke ndihmuar në mbarëvajtje të procesit.

Në Konferencë u tha se që nga nesër do të fillohet me vendosjen shenjave lajmëruese ne komunikacion.