17.09.2019, 20:44

Të mërkurën e të enjten ftohet moti – mësoni temperaturat

Nga dita e nesërme, një front i ftohtë me masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të fillojë të kalojë mbi rajonin tonë, që do të zbresë ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.

Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe të reshura të dobëta shiu, kryesisht ditën e enjte.

“Nga dita e premte dhe fundjavë fusha anticiklonike mbi Evropën qendrore do të fuqizohen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin kthjellime, e temperaturat maksimale do të fillojnë të ngrihen gradualisht përreth vlerave mesatare. Ditën e shtunë, vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta”, thekson PW.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë

Parashikimi për datat 18-19 shtator:

18.09.2019 – Më ftohtë, pjesërisht vranët dhe me erë. Erë e mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 5, temperaturat maksimale deri në 16 gradë celsius e ato minimalet deri në 10 gradë celsius.

19.09.2019 – Ftohtë, vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV: 5, temperaturat maksimale deri në 12 gradë celsius e ato minimale deri në 6 gradë celsius.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.