28.08.2019, 19:26

Të hënën Kryeministri Haradinaj në fshatin Tërrnje do ta bëjë inagurimin e shkollës së re

Siç edhe u premtua nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që nxënësit e fshatit Tërrnje më 2 shtator do të vijojnë mësimet në një shkollë të re, ky premtim pothuajse u realizua tani më ka mbetur vetëm të bëhet edhe inagurimi.

Inagurimi (prerja e shiritit) të shkollës së re në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës do të bëhet në ditën e hënë me datë 02.09.2019, duke filluar nga ora 10:00.

Ky inagurim nuk do të bëhet vetëm nga zyrtarët e Komunës dhe nga mësimdhënësit, por në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, z.Ramush Haradinaj si dhe banorët dhe nxënësit e shkollës.

LEXO EDHE:  Sot u mbajt puntoria për legalizimin e objekteve pa leje në Suharekë

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i SHFMU “V.P. Shkodrani” në Leshan dhe Tërrnje, z.Jeton Vranovci, ku tha se do të marrin pjesë shumë personalitete të skenës politike nga niveli komunal dhe qendror si dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj ceremonie do të ketë një program festiv i përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore” V.P. Shkodrani. Prandaj, drejtori si dhe mësimdhënësit e shkollës ju ftojnë që të gjithë të merrni pjesë në këtë ceremoni festive dhe që kjo të jetë sa më madhështore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.