Suharekë:Borë e shi gjatë ditëve në vijim!

24.01.2019

Eksperti i meteorologjisë, njëherit edhe profesor i meteorologjisë në Universitetin Shtetëror, Sylë Tahirsylaj ka treguar për lajmi.net se deri kur do të jenë prezente reshjet e borës. Siç ka bërë të ditur Tahirsylaj, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ardhura nga rajoni, të cilat janë masa relativisht të thata. “Vendi jonë do […]

Suharekë:Borë e shi gjatë ditëve në vijim! Foto: Ilustrim

Eksperti i meteorologjisë, njëherit edhe profesor i meteorologjisë në Universitetin Shtetëror, Sylë Tahirsylaj ka treguar për lajmi.net se deri kur do të jenë prezente reshjet e borës.

Siç ka bërë të ditur Tahirsylaj, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ardhura nga rajoni, të cilat janë masa relativisht të thata.

“Vendi jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave që kanë ardhur nga pjesa veri-lindore e rajonit, janë masa relativisht të thata dhe masa të nxehta të cilat vijnë kryesisht nga Afrika Veriore”, ka treguar Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj po ashtu ka thënë se reshjet e borës do të jenë të qëndrueshme deri në ditën e hënë.

Nga këto reshje, ai ka thënë se nëpër rrugë do të krijohen shtresa të akullit, të cilat mund të paraqesin rrezik për popullatën.

“Do të ketë reshje bore dhe reshje shiu më vonë, prandaj këto reshje do të jenë të qëndrueshme deri ditën e hënë dhe pastaj do të ndërpriten. Jemi në stinën e dimrit dhe nuk kemi ndonjë situatë të jashtëzakonshme sa i përket motit”, ka bërë të ditur Tahirsylaj.