Çlirim Gashi
11.05.2019, 20:56

Suharekë: Vazhdohen punimet për rregullimin e gropave

Po punohet intezivisht në rregullimin e gropave në qytet, është punuar edhe mbrëmë e poashtu edhe sot.

Kam vërejtur që ka pasur kolonë gjatë punimeve, e për këtë duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve për pengesë dhe vonesa, njofton Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Obligimi ynë është të punojmë, ndërkohë që presim sygjerime e këshilla edhe më tutje, ngase kështu ecim përpara dhe realizohet zhvillimi i vendit.