Suharekë: Temperaturat minimale deri në 6 gradë celsius

  • 04.04.2019, 22:13

Në qytetin e Suharekës priten që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në vendin tonë dy ditët e ardhshme.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.

Në fushat barike pritet të ketë rënje, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s”, ka njoftuar IHMK.


Të tjera