Suhareka Online
11.05.2019, 15:54

Suharekë: Të hënën disa fshatra 3 orë pa rrymë

Përmes një njoftimi për media, KEDS tregon se gjatë ditëve në vijim do të ketë reduktime të energjisë elektrike për arsye të vazhdimit të punimeve e mirëmbajtjes.

Sipas njoftimit të KEDS-it punimet vlerësohen të domosdoshme për siguri të sistemit. Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.05.2019 duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në fshatrat e poshtëshënuar.

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e konzollave.

LEXO EDHE:  Muharremaj në vizitë zyrtare në Sarandë