30.09.2019, 10:37

Suharekë: Sallagrazhda me park modern

Fshati Sallagrazhd i Komunës së Suharekës do të behët me park të ri.

Ketë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suahrekës, Bali Muharremaj, ku sipas tij parku do të ketë kushte moderne dhe do të jetë i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.

“Parku do të ketë kushte moderne, i përshtatshëm për të gjitha moshat. Angazhimi në teren nuk do të ndalet”, shkroi Muharremaj, në llogarin e tij Facebook.

“Rregullimi i ambienteve nëpër mjedise të ndryshme është prioriteti qeverisjes lokale. Kështu, përmirësimi i mjedisit dhe krijimi i hapësirave për rekreacion po bëhet përmes ndërtimit të parqeve nëpër fshatra të Komunës sonë. Sot solemnisht ka filluar të ndërtohet parku në fshatin Sallagrazhdë. Ky park do të ketë kushte moderne dhe do të jetë i përshtatshëm për të gjitha moshat”.

LEXO EDHE:  Mbështetje e arsimit profesional në Suharekë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.