Suharekë: Rreth 2 mijë e 450 biznese aktive

21.02.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra e Biznesit në këtë komunë, në të cilën është diskutuar për zhvillimin e sektorit privat. Muharremaj ka theksuar se në këtë tryezë është bërë me dije se në Suharekë janë rreth 2 450 biznese aktive. “Gjatë kësaj tryeze u […]

Suharekë: Rreth 2 mijë e 450 biznese aktive Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra e Biznesit në këtë komunë, në të cilën është diskutuar për zhvillimin e sektorit privat.

Muharremaj ka theksuar se në këtë tryezë është bërë me dije se në Suharekë janë rreth 2 450 biznese aktive.

“Gjatë kësaj tryeze u debatua për shumë çështje që kishin të bënin me zhvillimin e sektorit privat. Në takim u tha se janë diku rreth 2 450 biznese aktive në komunë, për të cilat drejtori ekzekutiv i Odes Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se problemet me të cilat ju ballafaqoheni ne i diskutojmë në Oden Ekonomike Amerikane”, ka thënë Muharremaj pas përfundimit të kësaj tryeze.