Çlirim Gashi
13.03.2019, 15:09

Suharekë: Qendra e Biznesit fton bizneset për rregullimin e këndit të lojrave

Qendra e Biznesit në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ka fituar një grand nga Preda Plus për rregullimin e një këndi të lojrave.

Qendra e Biznesit Suharekë (QBS), fton të gjitha bizneset që të dorëzojnë ofertat e tyre për rregullimin e Parkut të Lojrave në Suharekë, në vendin: Parku i Dëshmorëve.

Vlera e parashikuar e projektit është rreth 10234.50 Euro.

Të gjitha bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë këto dokumente:
1. Oferta (bazuar në specifikat e cekura së bashku me çmimin për njësi), 2. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat shtesë (veprimtaria adekuate),
3. Obligimet e kryera: Tatimi në pronë, Vërtetimi i ATK-së,
4. Referencë për punë të ngjashme,
5. Plani Dinamik,
6. Sigurimi i ekzekutimit të punimeve 10% (Pas përzgjedhjes së përfituesit).

Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të kriterit bazë të çmimit ekonomikisht më të favorshëm.

Procedurat tjera lidhur me kontraktim do të bazohen në Ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizata Jo-Qeveritare.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë të gjitha dokumentët e kërkuara jo më larg se deri më 25.03.2019 në ora 13:30 të protokolluara në zyrën nr.1, kurse specifikacionet dhe skemat e lodrave mund të tërhiqen në Zyrën e Qendrës së Biznesit.

Hapja e ofertave bëhet me datën 25.03.2019 në ora 14:00 në Zyrën e Qendrës së Biznesit.