10.05.2019, 12:10

Suharekë: Projekti “Hapja e Rrugëve fushore” këtë vit me 20 kilometra të tjerë

Gjatë ditës së djeshme po ashtu edhe sot, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore” e cila do të vazhdojë edhe këtë vit me 20 kilometra të tjerë.

Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar si në: Vraniq, Nepërbisht, Studençan e shumë fshatra të tjerë.

Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqët do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë në tokat e tyre për ti punuar.

Në hapjen e këtyre rrugëve fushore, ka qenë prezent edhe Kryetari Muharremaj, ku tha se ne do të vazhdojmë edhe në fshatrat e tjerë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Vitet kur Suhareka kishte 7 deputet në Kuvendin e Kosovës

Po ashtu, kryetari Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur vazhdimin e hapjeve të rrugëve fushore këtë vit edhe me 20 kilometra të tjerë.

Postimi i plotë i Muharremajt:
Projekti “Hapja e rrugëve fushore” do të vazhdoj këtë vit me 20 kilometra të tjerë, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë.
Ne do të vazhdojmë anagazhimin në fshatrat si Nepërbisht, Vraniq dhe shumë fshatra të tjera.
Bali Muharremaj

/SuharekaOnline/