Suharekë: Njoftim për fermerë për aplikim në projektin “Ngritja e Serave në sipërfaqe 500m2”

05.03.2019

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës, njofton të gjithë fermerët për aplikim në projektin: “Ngritja e Serave në sipërfaqe 500 metra katrorë (500m2)”. Të drejtë për aplikim  kanë të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës, që i posedojnë dokumentët si:1. Projekt ideor, fermeri të përpiloj një projekt ideor për kultivimin […]

Suharekë: Njoftim për fermerë për aplikim në projektin “Ngritja e Serave në sipërfaqe 500m2” Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës, njofton të gjithë fermerët për aplikim në projektin: “Ngritja e Serave në sipërfaqe 500 metra katrorë (500m2)”.

Të drejtë për aplikim  kanë të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës, që i posedojnë dokumentët si:
1. Projekt ideor, fermeri të përpiloj një projekt ideor për kultivimin e kulturave perimore;
2. Fletën poseduese të tokës së bashku me skicën e parcelës – vendit për vendosje të serës;
3. Letërnjoftimi kopje i fermerit;
4. Vërtetimi i tatimit në pronë;

Aplikimi i fermerëve bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (nr.34). Afati i aplikimit fillon prej datës 5 mars 2019  deri me datë 19 mars 2019, duke filluar çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 16:00.